Chelsea prek vijën e kuqe, duhen 100 milionë euro shitje, Broja mbetet në treg

Sport

Chelsea prek vijën e kuqe, duhen 100 milionë euro shitje, Broja mbetet

Si rrallë herë Premier League qëndroi në heshtje në këtë merkato dimri, kjo për një arsye të thjeshtë, pjesa më e madhe e klubeve kanë probleme me rregullat e Fair Play Financiar, ose janë në vijën e kuqe. Chelsea është një prej tyre, një ekip që me ardhjen e Todd Boehly shpenzoi afro 1 miliardë euro duke i detyruar të qëndronin pasiv në këtë merkato dimri. Zero afrime në Londër, ndërsa u limituan vetëm duke huazuar lojtarë, një prej ishte edhe Armando Broja.

Chelsea është në garë me kohën për të shitur sërish, nga Broja te Gallagher, të gjithë janë në shitje pasi i duhen 100 milionë euro, në të kundërt rrezikojnë t’i zbriten 30 pikë ose të bien një kategori më poshtë.

ME TE LEXUARAT