Armë, municion luftarak dhe mijëra dollarë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Aktualitet

Armë, municion luftarak dhe mijëra dollarë, arrestohen dy të

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj të cilët u kapën në flagrancë me armë zjarri dhe municion luftarak.

 

Policia thotë se një 19 vjeçar nga Shkodra u arrestua pasi gjatë një kontrolli fizik, iu gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Ndërsa një 20 vjeçar, banues në Kamëz, u arrestua pasi iu gjet në banesë një pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

“Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, për kapjen e tyre.

ME TE LEXUARAT