Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6 Rajone dhe 100 Bashki

Politikë

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6 Rajone dhe 100

Pas Partisë Socialiste, edhe Partia Demokrtatike ka bërë publike versionin e saj për hartën e re territoriale.

Ndryshe nga PS e cila kërkon zvogëlimin e numërit të Bashkive, nga 61 në 48, PD kërkon që të rrisë numrin e tyre në 100 Bashki.

Në propozim e PD kërkohet që të jenë 6 rajkone dhe 100 Bashki.

Në Rajonin e parë bën pjesë Shkodra dhe Lezha

Përveç Bashkive aktuale shtohen 3 të reja në qarkune  Shkodrës dhe 5 në Lezhë. Në Shkodër shtohen Velipoja, Drivast dhe Kopliku, ndërsa në Lezhë shtohen Bregu i Matës, Zadrima, Oroshi, Rubik dhe Mamurras.

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6 Rajone dhe 100

Rajoni i dytë përfshin Dibrën dhe Kukësin

Në këtë rajon propozohet të shtohen dy bashki në Kukës dhe 4 në Dibër. Në Kukës propozohet të shtohen Shishtaveci dhe Bicaj, ndërsa në Dibër të shtohen Kastriot, Lurë, Shupenza dhe Maqellara.

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6 Rajone dhe 100

Në Rajonin tre janë Tirana dhe Durrësi

Në këtë rajon shtohen 7 Bashki, dy në Durrës dhe 5 në Tiranë. Në Tiranë shtohet Petrelë, Kashar, Dajt, Arbanë dhe ndroq, ndërsa në Durrës shtohen Sukthi dhe Fushë Kruja.

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6 Rajone dhe 100

Në Rajonin e katër bëjnë pjesë Elbasani dhe Korça

Në këtë rajon propozohet të shtohen 2 në qarkun eElbasanit dhe katër në Korçë. Në Elbasan shtohen Bradesheshi dhe Shpati, në Korçë shtohen Voskopoja, Pojani, Leskoviku dhe Mokra.

Reforma Territoriale, propozimi i PD: Të ndahet në 6 Rajone dhe 100

Në Rajonin pesë bëjnë pjesë Fieri dhe Berati

Në këtë rajon propozohet të shtohen 8 bashki, 6 në Fier dhe dy në Berat. Në Fier propozohet të shtohen Ardenica, Krujta, Dushku, Levan, Fratar dhe Cakran, ndërsa në Berat shtohen Otllak dhe Shpirag.

 

 

 

ME TE LEXUARAT