Bllokimi i aeroportit në Rinas, kombëtarja shqiptare nuk mund të udhëtojë drejt Ukrahinës

Sport

Bllokimi i aeroportit në Rinas, kombëtarja shqiptare nuk mund të

Bojkoti i punës nga kontrollorët e aeroportit të Rinasit ka sjellë shumë probleme edhe në axhendën sportive të vendit. FSH ka lajmëruar së fundmi se kombëtarja shqiptare e Futsallit, nuk ka mundur dot të udhëtojë drejt Ukrainës për të luajtur ndeshjen eliminatore të Europianit 2022.

 

Shkak sipas FSHF u bë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Sipas axhendës, kombëtarja shqiptare e Futsallit duhet të ishte nisur drejt qytetit të Zaporizhia në mëngjesin e ditës së sotme, dhe FSHF ka vendosur në dijeni UEFA-n për situatën e krijuar për pamundësinë e udhëtimit.

ME TE LEXUARAT