SPAK thellon hetimet, sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

Aktualitet

SPAK thellon hetimet, sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi

Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, BKH ka vijuar me kontrollet dhe sekuestrimin e telefonave.

Siç bën me dije Anila Hoxha, hetimet që u nisën pas audio-përgjimit të denoncuar nga Arben Ahmetaj kanë kulmuar me sekuestrimin e telefonit të Aleks Markut, i cili është sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Informacioni nuk është zyrtar, por i bazuar tek të dhënat e burimeve jozyrtare të gazetares Hoxha.

Nga ana tjetër, në respektim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, që ka aprovuar kërkesat e kryeprokurorit Braho, BKH ka sekuestruar, veç provave shkresore të bazuara në kontrolle, edhe telefonin e biznesmenit Ron Yeffet, të biznesmenes Arjeta Puca dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion