SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, kryetarin e bashkisë Shkodër

Aktualitet

SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin, kryetarin e bashkisë
SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dënimi me burg të konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Kjo do të thotë se, nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës nuk do ta vuajë dënimin në burg, por do t’i nënshtrohet shërbimit të provës për një periudhë katërvjeçare.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë dhe do të vendosë përfundimisht për çështjen.

Benet Beci prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion