Shplodheni trupin me ujë të ngrohtë dhe pak sodë…

Soft

Shplodheni trupin me ujë të ngrohtë dhe pak sodë…

Pas një dite të lodhshme, duket sikur as gjumi nuk do arrijë të qetësojë trurin dhe trupinn tonë, por, ka disa mënyra natyrale popullore që mund t’ju vijnë në ndihmë.

 

Bëhet fjalë për ujë të ngrohtë dhe sodë buke. Një këshillë popullore tregon se mjafton që në një legen me ujë të ngrohtë të shtoni 3 lugë çaji me sodë. Në këtë përzierje fusni këmbët dhe ju vetë mund të shikoni ndryshimin në trupin tuaj.

Por jo vetëm tek këmbët, mbusheni vaskën me ujë dhe hidhini 3 lugë gjelle me sodë buke, ta përzjeni dhe më pas të futeni aty për të bërë banjë. Kjo përzierja do t’ju ndihmojë jo vetëm të çlodheni tërësisht por do hapë poret e lëkurës duke promovuar edhe më shumë largimin e toksinave përmes djersitjes.

ME TE LEXUARAT