Sekreti për një marrëdhënie të qëndrueshme që po bën ‘namin’ në rrjetet sociale, çfarë është rregulli 2-2-2?

Soft

Sekreti për një marrëdhënie të qëndrueshme që

Një këshillë e thjeshtë, por shumë efektive, po fiton popullaritet në rrjetet sociale; rregulli 2-2-2 per mardheniet ne cift.

Ky koncept, që po qarkullon gjerësisht në platforma si TikTok dhe Instagram, vjen nga një postim në Reddit nga një burrë i martuar prej më shumë se 30 vitesh. Sipas tij, ndjekja e kësaj rregulle të thjeshtë e ka ndihmuar të mbajë gjallë lidhjen me bashkëshorten e tij ndër vite.

Një mbrëmje në çift çdo dy javë. Pavarësisht angazhimeve të përditshme, është e rëndësishme që partnerët të kalojnë kohë vetëm për vete; pa fëmijë, pa punë, pa shpërqendrime.

Mund të jetë një darkë jashtë, një kinema apo thjesht një ecje e qetë. Një fundjavë larg çdo dy muaj, një arratisje e shkurtër nga rutina e zakonshme ndihmon për të rindezur afeksionin dhe për të krijuar kujtime të reja së bashku.

Një javë pushime çdo dy vjet. Një udhëtim më i gjatë dhe më relaksues i jep çiftit mundësinë të rilidhen më thellë dhe të largohen nga stresi i përditshëm. Kjo formulë e thjeshtë, por e menduar mirë, nuk ka të bëjë me shpenzime të mëdha apo gjeste të bujshme, por me vëmendje, kohë dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj partnerit.

Shumë përdorues në rrjete sociale e kanë përqafuar këtë qasje, duke e quajtur “një rregull të artë” për jetëgjatësinë e dashurisë. Çdo marrëdhënie përballet me sfida dhe faza të ndryshme, por ndonjëherë sjelljet e partnerit mund të tregojnë më shumë se sa një periudhë e vështirë.

Ekspertët e marrëdhënieve paralajmërojnë për disa sinjale të rëndësishme që mund të zbulojnë nëse një partner nuk është më i sigurt për të ardhmen e lidhjes./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion