Takimi i shumëpritur! Giorgia Meloni pret me ceremoni zyrtare presidentin francez

Bota

Takimi i shumëpritur! Giorgia Meloni pret me ceremoni zyrtare presidentin

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka pritur me ceremoni shtetërore Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në shtetin italian.

Macron u prit në selinë e qeverisë së Italisë me interpretimin e himnit të të dy shteteve. Meloni-Macron u shfaqën të buzëqeshur përpara kamerave dhe shkëmbyen puthje. Meloni shoqërohet në takimin me Macron nga këshilltari i saj ushtarak, Franco Federici.

Çështjet kryesore në fokus të takimit, sipas shtypit italian, janë mbrojtja, emigracioni i parregullt, konkurrueshmëria, por dhe forcimi i Bashkimit Europian. Pika të tjera që pritet të diskutohen janë lufta në Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme.

Takimi i shumëpritur kokë më kokë mes Melonit dhe Macron vjen pas keqkuptimeve kohët e fundit midis dy udhëheqësve. Pas takimit dypalësh, do të mbahet një darkë pune në godinën e qeverisë së Italisë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion