Sa shpesh duhet ta karikoni telefonin? Gabimet që po dëmtojnë baterinë pa e kuptuar!

Soft

Sa shpesh duhet ta karikoni telefonin? Gabimet që po dëmtojnë

Në një kohë kur telefoni është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, shumë prej nesh vazhdojnë të bëjnë gabime të vogla që në afat të gjatë dëmtojnë baterinë. Ekspertët rekomandojnë që karikimi i telefonit të mos bëhet gjithmonë nga 0% në 100%, por të mbahet midis 20%-80% për jetëgjatësi më të madhe të baterisë.

Gabimet më të shpeshta që dëmtojnë baterinë:

•Mbajtja e telefonit të lidhur gjatë gjithë natës

•Përdorimi i karikuesve jo origjinalë

•Ekspozimi në temperatura të larta gjatë karikimit

•Mbajtja e mbulesave të trasha që nxehin pajisjen

Një tjetër mit që po bie është ideja se telefoni duhet “shkarkuar plotësisht herë pas here”, kjo ishte e vërtetë për bateritë e vjetra, por jo për litium-jonët e sotëm.

A duhet ta karikosh telefonin gjatë natës?

Nëse telefoni juaj është i mençur (dhe shumica janë), ai ndalon së karikuari sapo të arrijë 100%. Por, qëndrimi i zgjatur në këtë nivel, çdo natë, për muaj me radhë, mund të ndikojë te jetëgjatësia afatgjatë e baterisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion