Alarmi, 60% e të rriturve rezultojnë mbi peshë, 1 në 10 fëmijë është obez

Soft

Alarmi, 60% e të rriturve rezultojnë mbi peshë, 1 në 10

1 në 10 fëmijë në Shqipëri është obez dhe pothuajse 60% e të rriturve janë mbi peshë. Obeziteti në Shqipëri është një alarm që po rritet në heshtje dhe shkak janë jo vetëm konsumi i ushqimeve me aditivë dhe ngjyrues, por edhe mungesa e aktivitetit fizik.

“Janë shtuar shifrat e obezitetit dhe jo vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët janë shtuar”, shprehet Jolanda Hyska, shefe e sektorit të sigurisë ushqimore dhe ushqyerjes në ISHP.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e alarmuar pasi në 10 vjet është dyfishuar numri i fëmijëve obezë. Ekspertët e shëndetit theksojnë se tanimë rritja e obezitetit nuk është vetëm çështje individuale, por edhe mjedisore. Ndaj kërkohet ndërhyrje nga të gjitha strukturat.

“Qytetarët janë gjithnjë e më të orientuar drejt ushqimeve me konservues”, shton ajo.

Një person obez është i prirur të vuajë nga diabeti, probleme kardiake dhe të veshkave, e kur fëmijët janë obezë, më vonë do të kemi një shoqëri të sëmurë.

“Obeziteti sjell vetëm sëmundje”, thekson shefja e sektorit të sigurisë ushqimore dhe ushqyerjes në ISHP.

Obeziteti dikur konsiderohej problem i vendeve të zhvilluara, por Shqipëria ka nxituar me ritme të shpejta, duke i kapur dhe kaluar disa vende të Europës me shifrat e obezitetit, të cilat pas disa vitesh do të sjellin rritje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion