Rriten rastet e gripit/ Mjekët paralajmërojnë: Vaksinimi është i domosdoshëm

Soft

Rriten rastet e gripit/ Mjekët paralajmërojnë: Vaksinimi

Situata epidemiologjike është rënduar, pasi qarkullojnë paralelisht disa viruse. Instituti i Shëndetit Publik njofton se mutacioni K i virusit A të gripit nuk është izoluar ende, ndërsa ka transmetueshmëri të lartë dhe ka tejmbushur spitalet, siç raportohet edhe në vendet fqinje.

Italia ka arritur pikun e gripit, me urgjenca të mbushura dhe pacientë në korridore. Në ISHP janë kryer 1,700 analiza që nga tetori, dhe ekzistojnë aparatura për identifikimin e viruseve, por jo të gjithë pacientët janë testuar.

Ekspertët bëjnë thirrje për vaksinim, sidomos për personat me sëmundje kronike, pasi gripi mund të shkaktojë komplikacione të rënda.

Aktualisht qarkullojnë A/H1N1, A/H3N2, virusi respirator sincicial te foshnjat, COVID-19 dhe viroza të tjera, që përkeqësojnë gjendjen e pacientëve/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion