Pas akuzave për racizëm dhe manipulim, çmimet Grammy bëjnë ndryshimin e madh

Soft

Pas akuzave për racizëm dhe  manipulim, çmimet Grammy

Organizatorët e Grammy Awards kanë hequr dorë nga komitetet e tyre anonime të votimit pas akuzave për manipulim, favorizim dhe racizëm.

Yje të famshëm si Zayn Malik dhe Halsey kishin pohuar se procesi i përzgjedhjes së fituesve të Grammy ishte i padrejtë dhe nuk kishte transparencë. Artistët me ngjyrë kanë kritikuar prej kohësh çmimet për mungesë diversiteti.

Në fillim të këtij viti, këngëtari kanadez The Weeknd akuzoi organizatorët e Grammy se ishin të korruptuar, pasi ai ishte injoruar në nominimet e këtij viti, pavarësisht një hitit të tij që theu rekord 52 javë në Top 10 në SHBA.

Akademia e Regjistrimit, një organizatë jo-fitimprurëse që përfaqëson krijuesit e muzikës, tha se përzgjedhja e të nominuarve dhe fituesve "po rikthehej në duart e të gjithë organit të anëtarësimit me të drejtë vote". Ajo shtoi se më shumë se 90% e anëtarëve të saj do të kalonin nëpër një "proces të rikualifikimit" për të siguruar që organi i votimit "është i angazhuar në mënyrë aktive në krijimin e muzikës". Akademia tha se po reduktonte gjithashtu një numër kategorish në të cilat votuesit mund të votojnë dhe do të shtonte dy kategori të reja çmimesh.

Procedura e votimit Grammy ka qenë mjaft e ndërlikuar. Më parë komitetet e përbëra nga 15-30 muzikantë “shumë të aftë" kishin fjalën e fundit në 72 kategori.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion