Parakalimi i gabuar merr më qafë dy mjete, çfarë ndodhi në Qafën e Koshovicës?

Aktualitet

Parakalimi i gabuar merr më qafë dy mjete, çfarë ndodhi
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier– Levan, në Qafën e Koshovicës, ku është përfshirë një autobus i linjës Fier–Ferras, me më shumë se 15 udhëtarë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua, e cila udhëtonte si pasagjere në autobus. Sipas të dhënave paraprake, shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës, të cilat kanë transportuar të plagosurën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit rrugor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion