Nuk e kishit kuptuar, por këto shqetësime ju tregojnë se jeni intolerantë ndaj sheqerit të frutave

Kishit dëgjuar më parë për fruktozën, tolerancën e sheqerit të frutave? Mjekët tregojnë se kjo është një lloj sheqeri që gjendet në fruta, perime dhe mjaltë. Për disa njerëz, fruktoza nuk absorbohet në mënyrë efikase gjë që shkakton diskomfort dhe probleme me tretjen.
Mjekët tregojnë se intoleranca e fruktozës shkaktohet nga mungesa e një enzime të nevojshme për të shpërbërë fruktozën, dhe si rezultat një nënprodukt i fruktozës grumbullohet në trup, duke bllokuar formimin e glikogjenit dhe konvertimin e tij në glukozë për t’u përdorur si energji.
Çfarë shqetësimesh keni në këtë rast: Refluks acidik në stomak, gazra, të përziera, të vjella
Kjo ju shkakton edhe simptoma të rënda, si djersitje, konfuzion, dhe nganjëherë kriza dhe koma.


