Shkodra nën kontrolle të forta rrugore, mbi 2 mijë gjoba dhe 4 shoferë të arrestuar

Aktualitet

Shkodra nën kontrolle të forta rrugore, mbi 2 mijë gjoba dhe 4
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë dy javëve të fundit, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve, janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia informon se janë vendosur 2006 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga këto, 478 masa janë për tejkalim të normave të shpejtësisë, 48 për parakalime të gabuara dhe 15 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Ndërkohë, 42 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 8 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 30 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

Pjesa më e madhe e masave, 1069, janë vendosur për parkim ose qëndrim të gabuar, ndërsa 5 masa janë për qarkullim me xhama të errësuar dhe 311 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas Policisë, kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, duke u përqendruar te evidentimi i drejtuesve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore e Shkodrës u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, ndërsa ka ftuar qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion