Kryeministri Kurti vizitë zyrtare në Bruksel, ende asnjë datë për dialogun me Serbinë

Kosovë&Rajon

Kryeministri Kurti vizitë zyrtare në Bruksel, ende asnjë

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin do zhvillojë një takim zyrtar në Bruksel, me përfaqësuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian. Ajo që nuk flitet është një takim me presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Takimi për dialogun ende nuk është bërë me dije, për këtë, opozita i kërkon Kurtit platformën dhe parimet për dialogun, ndërkohë nga shoqëria civile thonë se dialogu pritet të rifillojë në muajin qershor.

Këtë vizitë në Bruksel e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiq”, bëri të ditur Kryeziu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion