Publikohet raporti për vra'sjen e Arlinda Zekajt, çfarë konstatuan inspektorët?

Kosovë&Rajon

Publikohet raporti për vra'sjen e Arlinda Zekajt, çfarë
Ministria e punës në Kosovë ka publikuar një raport mbi  inspektimit e Qendrës për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin e rastit të së ndjerës Arlinda Zekaj e cila dyshohet se vra brutalisht nga kunati i saj me sëpatë.

Sipas raportit, gjatë trajtimit të këtij rasti janë konstatuar disa shkelje, përfshirë mosrespektimin e afateve gjyqësore, neglizhencën në përmbushjen e detyrave të punës, mosveprimin sipas detyrës zyrtare dhe mungesën e mbikëqyrjes profesionale.

Një nga gjetjet e raportit është se Qendra për Punë Sociale në Pejë nuk e kishte dorëzuar me kohë raportin në Gjykatë. Ndonëse me aktvendimin e 24 shtatorit 2026 ishte përcaktuar afati prej shtatë ditësh, raporti ishte dorëzuar më 5 tetor.

Po ashtu, është konstatuar se raportuesja e rastit kishte munguar pa arsyetim në seancën gjyqësore të 5 tetorit 2026. Inspektimi ka evidentuar edhe mungesën e monitorimit të rastit pas pranimit të aktvendimit gjyqësor të 7 shtatorit, ndonëse QPS-ja kishte përgjegjësi të vepronte edhe pa kërkesa të posaçme nga Gjykata. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion