Berisha publikon bisedën: Ja si po blihen votat e qytetarëve

Politikë

Berisha publikon bisedën: Ja si po blihen votat e qytetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audio-përgjim, që sipas tij, dëshmon blerjen e votave nga Partia Socialiste. Në video, dëgjohet një qytetar, i cili tregon se një zyrtar i lartë i PS dhe administratës së Bashkisë Klos i ka dhënë rreth 60 mijë lekë të reja (600 mijë), për t’i marrë votat.

Në bisedë rezulton se qytetari ka pasur probleme me banesën nga tërmeti dhe nënkryetari i Bashkisë së Klosit i ka dhënë nga xhepi i vet, pa asnjë dokument, paratë për vendosjen e dritareve të reja duro alumin.

Nënkryetari i Bashkisë Klos (PS), Armand Gjini, ka marrë kështu garancinë nga qytetari, që pas pagesës së lekëve të votojë për Partinë Socialiste.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion