Nuk e kishit kuptuar, por këto shenja ju tregojnë se ju jeni të varur nga ushqimi

Varësia ndaj ushqimit nuk është aspak e shëndetshme dhe ju duhet ta merrni situatën nën kontroll. Sipas një studimi, ne krijojmë varësi ndaj disa ushqimeve, për shkak se shumë prej produkteve të përpunuara ushqimore që ne i konsiderojmë si “ushqime gatshme” përmbajnë përbërës që kanë fuqi të pabesueshme mbi trupin dhe trurin e njeriut.
Mjekët tregojnë se individët që e përjetojnë këtë varësi mund të kenë edhe çrregullime shtesë, të cilat mund të ushqejnë varësinë e tyre ndaj ushqimit si depresioni, ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Disa nga simptomat më të zakonshme janë:
Ndjenjat e ankthit kur hani para të tjerëve. Kjo mund të çojë në fshehjen e ushqimit tuaj ose ngrënien në fshehtësi.
Të hani ose të dëshironi ushqime edhe pse jeni të ngopur.
Mbingopja deri në atë pikë sa të ndiheni të sëmurë ose të hani më shumë ushqim nga sa keni planifikuar.
Ndjenja e fajit kur hani disa ushqime ose sasi, por gjithsesi do të vazhdoni zakonet e të ngrënit.
Mungesa e kontrollit mbi zgjedhjet e shëndetëshme.
Kjo ndodh kur përpjekjet për heqjen e ushqimeve të pashëndetshme nga dieta juaj janë të pasuksesshme. Përveç këtyre simptomave, ju gjithashtu mund të zhvilloni sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2.
Ndërsa mjekët tregojnë edhe si ta luftojmë këtë varësi. Duke qenë se nuk mund të hiqni dorë tërësisht nga ushqimi ndryshe nga varësitë e tjera, provoni metodën e seleksionimit. Largoni nga shtëpia ushqimet e pashëndetshme që ju pëlqejnë më shumë. Ato që janë të përpunuara që përmbajnë shumë sheqer e kimikate të tjera.
Fokusohuni në një dietë të pastër me fruta e perime bio. Hiqni dorë nga ushqimet për të cilat keni më shumë neps dhe zevëndësojini ato me një alternativë më të shëndetëshme.


