Këto ushqimet që ju nuk i shmangni dot, po ju plakin shumë shpejt

Askush nuk i shmanget plakjes, është process natyral që të gjithë do e kalojmë. Por, disa prej nesh plaken më shpejt se ç’ e kërkon koha dhe kjo për shkak të disa faktorëve përreth nesh, si ushqimi, pija, cigarja, dielli etj.
Studiuesit bëjnë listën e faktorëve që ndikojnë në plakjen tonë.
Mishi është një arsye, që edhe shkakton vdekje të parakohshme. Gjithashtu, personat që hanë shumë mish, hanë shumë perime dhe për pasojë ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.
Jeta passive gjithashtu është një shkak. Sa më pak duhet të rrimë të ulur, dhe sa më shumë aktivitet fizik, aq më mirë është për të gjithë.
Sa më pak ëmbëlsira dhe pije të gazuara, aq më mirë është për ju. Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.
Të gjithë drithërat me ngjyrë të bardhë nuk janë të pasur me fibër dhe ushqyes dhe në thelb janë një version ndryshe i sheqerit. Orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat, picat e të tjerë prishin ekuilibrat e baktereve në stomak. Për një jetë më të gjatë duhet të zgjidhni drithëra me ngjyrën dhe përmbajtjen e tyre të plotë e natyrale.
Gjumi është një përbërës kritik i të gjithë rimëkëmbjes së organizmit. Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.
Peshqit janë ushqim i domosdoshëm për jetëgjatësinë. Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin. Gabimi i mos të ngrënit peshk rregullisht 2 herë në javë, u kushton disa vite jetë.
Sipas stresi rrit nivelet e kortizolit që ngadalëson metabolizmin dhe nxit rritjen në peshë. Kafja nga ana tjetër ndërhyn jo vetëm në cilësinë e gjumit por edhe në kohëzgjatjen e tij. Pirja e tepërt e alkolit dhe e pijeve të tjerë të gazuar dëmton qelizat dhe zhbën punën e antioksidantëve.
Yndyrnat trans që gjenden tek margarina dhe produktet e skuqura e dehidratojnë lëkurën duke nxitur shfaqjen e rrudhave. Inflamacioni që shkaktojnë këto yndyrna nxit shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe diabetit. Të skuqurat nga ana tjetër nxisin praninë e radikaleve të lira në organizën. Këto organizma janë fajtorë për plakjen jo të shëndetshme./Agroëeb


