Danimarka merr vendimin, do lejojë turistët e vaksinuar të futen në vend
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 12:34
Bota

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka dhënë lajmin e fundit, lidhur me rihapjen e kufinjëve. Mësohet se qeveria e vendit ka vendosur që më 1 maj do hapë kufinjtë për personat që kanë marrë vaksinën që lufton përhapjen e Covid-19 nga vendet e Bashkimit Europian.
Këta persona nuk kanë nevojë as që të bëjnë tampon dhe as karantinë.
Gjithashtu, qeveria e Danimarkës ka hartuar një plan që do rihapë gradualisht kufijtë e vendit nga data 21 prill.


