'Amon boja euro'/ Përgjimet: Doktori i do euro! Bëj gati edhe 5 mijëshet dhe 10 mijëshet për spital

Aktualitet

'Amon boja euro'/ Përgjimet: Doktori i do euro! Bëj gati

Në përgjimet e SPAK, thuhet se një shtetase me emrin Migena Skënderi ka marrë nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi një sasi prej rreth 500 eurosh ndërkohë që nga diskutimet duket qartë se një zarf me 2 mijë euro i janë dhënë Dr. Edvin Priftit.

Më poshtë është një telefonatë mes Migena Skënderit e cila kishte lidhje shoqërore me Manuela Mallkuçin dhe kryeinfermieres me emrin Trëndafile Frangu.

Filja: O Genë jo te lutem, kthehu, kthehu, absolutisht a je në terezi?!

Gena: Jena t'u hik ne tashi, të puthim fort, të puthim fort ne jena t'ë hik.

Filja: Jo jo të lutem.

Gena: Tashi mos diskuto kështu budallalliqesh se të du fort per Zotin.

Filja: E per Zotin m'a ke bere shtimi, po t betohem për fëmijët ta kam bërë pa interes. ....

Ndërkohë që në biseda të tjera në një moment qytetarja Migena i thotë që të bëjë gati 5 mijë lekshat dhe 10 mijë lekshat për ditët e qëndrimit në spital. "Do t'ia fusim këtij në zarf", i thotë Skënderit Mallkuçit duke i nënvzuar se duhen 2 mijë euro dhe jo lekë. Ngjo motrën tëndë, futja në zarf....o doktor i mirë...amon boja motre" "Mirë po i boj euro"

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion