Këto janë ushqimet që përmirësojnë funksionin e trurit tuaj

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e duhur të trupit dhe trurit. Në përgjithësi, përbërësit dhe lëndët ushqyese që gjenden në ushqimin që hamë depërtojnë në qarkullimin e gjakut, transportohen në të gjithë trupin dhe arrijnë deri në trurin tonë.
Por cilat ushqime stimulojnë funksionin e trurit?
1. Vaj ulliri dhe vera
Vaji i ullirit rrit aftësinë e të mësuarit dhe mbron nervat e trurit, ndërsa vera (kryesisht e kuqe) mbron funksionin e trurit.
2. Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë dhe stimulues, siç është kafeina dhe për këtë arsye rrit disponimin dhe përqendrimin e mirë. Në të njëjtën kohë, përbërësi kryesor i tij që është kakaoja përmirëson rrjedhën e gjakut në zonën e trurit.
3. Peshku yndyror
Ky lloj peshku mbron neuronet nga akumulimi i yndyrës së ngopur dhe kolesterolit.
4. Frutat dhe perimet
Disa fruta dhe perime, të tilla si boronicat, manaferrat, bananet, patëllxhanët, karotat, hudhrat, avokadot, luleshtrydhet, kokosi dhe shegat, rrisin ndjeshëm funksionin e trurit.
5. Çaj jeshil
Çaji jeshil është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe preferohet nga shumë konsumatorë në të gjithë botën. Sidoqoftë, përveç aktivizimit dhe rritjes së shkallës metabolike, ndihmon edhe në stimulimin e funksionit tonë të trurit, informon abcnews.al.
Cilat ushqime dëmtojnë trurin?
Ushqimet me përmbajtje të sheqerit të lartë.
Patatet e skuqura.
Alkool.
Ushqimi i shpejtë, sepse përmban yndyra trans.
Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe.
Elbësuesit artificialë.
Nikotina.

