Rrëmbeu dhe përdhunoi 13-vjeçaren, pedofili e pëson keq në burg

Bota

Rrëmbeu dhe përdhunoi 13-vjeçaren, pedofili e pëson keq

Një pedofil i cili pranoi përdhunimin dhe rrëmbimin e një vajze 13-vjeçare në jug-perëndim të Londrës ka nevojë për një operacion plastik pasi u sulmua nga të burgosurit që në sekondat e para që u fut në burg.

Kadian Nelson, 27 vjeç, u deklarua fajtor për rrëmbim, përdhunim dhe kërcënim për vrasje, në Kingston Crown Court ditën e hënë.

Vetëm disa orë më vonë ai u dërgua në burgun Wandsworth në Londrën e Jugut, ku një tjetër i burgosur nisi ta rrahë duke i shkaktuar dëmtime serioze që vetëm një operacion plastik mund t’ja rregullojë.

Një burim për median e huaj “The Sun” është shprehur: Ishte një sulm brutal nga një i burgosur që kishte mbërritur me të njëjtin furgon. Të gjithë e dinin se çfarë kishte bërë, ishte qartë e shënjestruar.

Më 3 Nëntor të vitit të kaluar Nelson ndoqi një 13-vjeçare para se ta rrëmbente atë. Nelson kërcënoi të vriste vajzën dhe e detyroi atë të ecte drejt një rrugice në Mitcham, në orën 7 të mëngjesit.

Ai i tha asaj të hiqte pallton dhe xhaketën e shkollës përpara se ta sulmonte seksualisht. Policia u alarmua kur mori një telefonatë nga një grua i duke thënë se vajza e saj kishte parë një burrë që kapi një vajzë të re. Kur një nga të afërmit e gruas i tërhoqi vëmendjen Nelson, ai i tha asaj se vajza ishte motra e tij.

Nelson pritet të dënohet në Kingston Croën Court në 13 Gusht.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion