Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Normal që përdor photoshop!

Showbiz

Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Normal që përdor photoshop!
Lei Kraja është një ndër vajzat më simpatike të ekranit dhe gjithmonë është nën lupën e fansave të saj. Sa herë që ajo ndan foto në rrjete sociale, ndjekësit e saj shikojnë me kujdes çdo detaj. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe gjatë bisedave virtuale është treguar gjithmonë e sinqertë me ndjekësit.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me ta dhe kurioziteti më i madh i ndjekësve lidhej me faktin nëse moderatorja ka kryer ndërhyrje apo nëse përdor photoshop në foto.

“E përdor photoshop-in?”, e ka pyetur dikush.
“Duh sigurisht që po. Kush thotë ndryshe gënjen”, është përgjigjur Lei, ndryshe nga shumë vajza që nuk e pranojnë këtë gjë.

Ndërsa sa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale, moderatorja është shprehur:

“Unë nuk është se kam bërë, por nuk jam kundër. Thjesht jam kundër kur shndërrohesh në një person tjetër”, është përgjigjur Lei.

Moderatorja ka humbur shumë kilogramë këto kohë dhe ka treguar se në fakt nuk ka ndjekur asnjë lloj diete.

 

ME TE LEXUARAT