Mblidhen 50 mijë firma, amerikanët kanë një kërkesë për zonjën e parë Jill Biden

Bota

Mblidhen 50 mijë firma, amerikanët kanë një

SHBA, qytetarët kërkojnë që Jill Biden t’i rikthejë lavdinë e dikurshme vendit të konferencave të presidentit

Më shumë se 50,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion në internet duke kërkuar që Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden të rivendosë Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-Zonja e Parë Melania Trump kishte vetëm disa pemë dhe lule shumëngjyrëshe të cilat vitin e kaluar u hoqën. Presidentët shpesh e përdorin kopshtin për konferencat për shtyp.

Sipas peticionit, ndryshimet në këtë kopësht kanë shkaktuar zemërimin e njerëzve. Organizatorët e peticionit vazhdojnë të kërkojnë nga znj. Biden dhe Doug Emhoff, i cili është i martuar me Zëvendës-Presidenten Kamala Harris, që t’i rikthejnë lavdinë e dikurshme Kopshtit të Trëndafilave ashtu sikur ishte gjatë kohës së Zonjës së Parë Jackie Kennedy.

Melania Trump u kritikua për ndryshimet që bëri gjatë pandemisë. Në mediat sociale njerëzit e akuzuan atë se po shpenzonte para ndërkohë që mund të ndihmonte njerzit që ishin duke vuajtur nga Covid-19.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion