Jeni agjërues? Mbani mend këto gjëra për një muaj të qetë dhe të shëndetshëm

Që nga data 13 prill, besimtarët myslimanë kanë nisur agjërimin, që zgjat 30 ditë. Këtë muaj, besimtarët myslimanë konsumojnë vetëm dy herë në ditë, syfyrin para orës 04:20 dhe iftarin, në orën 19:30. Gjatë ditës ata as nuk konsumojnë ujë dhe bukë. Ndonëse shumë njerëz e shohin si diçka të pamundur, ky muaj i sakrificës, nuk është aspak i vështirë për ata që besojnë.
Përtej pjesës fetare, gjatë këtij muaji, është e rëndësishme ana shëndetësore. Është e rëndësishme që të rimbushni lëngjet e humbura për të parandaluar dehidratimin, dhe të anashkalojmë ushqimet që të fryjnë.
“Vakti i parë pas një agjërimi të gjatë duhet të jetë i vogël dhe të përfshijë ushqime që japin elektrolite të menjëhershme, lëng dhe pak sheqer. Kjo është arsyeja pse Iftari tradicionalisht përfshin shumë pije, fruta, hurma, etj. Mënyra më e mirë për të zëvendësuar lëngjet e humbura dhe elektrolitet është të prishni agjërimin me ujë kokosi ose ujë të kripur me limon me një sasi të vogël sheqeri nga dy hurma, kumbulla të thata, fiq të thatë ose fruta të freskëta”, përmendi nutricionistin Rashi Chowdhury në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
Më tej ai tha se duhet të bëni një pushim lutjeje ose një seancë të shpejtë stërvitjeje para se të hani vaktin tuaj më të madh. Për iftar, pjata juaj duhet të ketë 30 për qind karbohidrate të pastra, 30 për qind proteina të mira dhe 30 për qind të perimeve me fibra të larta.
Por cilat janë ushqimet e duhura për tu konsumuar për iftar. Luke Coutinho, trajneri i stilit të jetesës ka disa këshilla:
Ushqime që shuajnë etjen si trangull, kungull i njomë, dhallë , gjizë, pjepër dhe banane
View this post on Instagram
Karbohidratet komplekse për të mbajtur një ndjenjë të plotë dhe energjike, duke përfshirë tërshërë pa sheqer dhe grurë të plotë
Proteinat për riparim dhe rritje, duke përfshirë vezë dhe arra
Yndyra të mira për ngopjen, funksionet vitale, hormonet dhe vitaminat e tretshme në yndyrë, duke përfshirë avokado.


