Rama për Manastirliun: Sot jemi në krye të tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit kundër COVID

Politikë

Rama për Manastirliun: Sot jemi në krye të tabelës së

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim më gratë në kryeqytet, vlerësoi rrugëtimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut, dhe kontributin e saj. Rama tha se sot jemi një nga pak vendet në krye të tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit dhe kjo falë lidershipit të një gruaje.

‘Në skuadrën tonë janë gratë dhe vajzat që janë këtu, të gjitha historitë e tyre janë të ndryshme. Ogerta ka qenë gjimnaziste kur me një grup të vogël vajzash dhe djemsh u bashkuan me mua në fushatën për Tiranën.

Ogerta vazhdoi rrugën e saj, për të ardhur sot deri këtu. Një rrugë e kërkesës ndaj vetës dhe një rrugë e rritjes profesionale. Sot gjendet me barrën më të jashtëzakonshme përballimin e pandemisë. Sot ne jemi një nga pak vendet në krye të tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit. E ndërsa sot shëndetësia jonë është totalisht ndryshe nga sa ishte pak vite me parë, është padyshim lidershipi i një gruaje.’- tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion