I nxehti afrikan “troket” sërish në Shqipëri, temperaturat do të shënojnë rekord në disa qytete
Lajmifundit
/
27 July 2021, 18:58
Soft

Shqipëria është përfshirë këto dy ditë nga vala e të nxehtit afrikan, e cila erdhi me rritje të menjëhershme të temperaturave.
Në disa qytete temperaturat pritet të shkojnë nga 40-41 °C, të cilat do të zgjasin deri në fundjavë. Në Tiranë temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë celcius.
Mjekët këshillojnë që të shmangim lëvizjet në pikun e vapës, ekspozimin në diell, si dhe të qëndrojmë të hidratuar pothuajse gjatë gjithë kohës. Është e këshillueshme pirja e sa më shumë lëngjeve dhe ujit.

