Guvernatori Gent Sejko jep alarmin: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar!

Aktualitet

Guvernatori Gent Sejko jep alarmin: Pavarësia e Bankës së

“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar”.

Kështu është shprehur guvernatori I Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në Komisionin e Ekonomisë, ku ka bërë një prezantim të raportit të detajuar vjetor të BSH.

Sejko theksoi se shpesh Bankës së Shqipërisë I është bërë presion që ka pamundësuar ushtrimin e lirë të detyrave të saj, por nuk është ndaluar më tej në detaje konkrete.

“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, shpesh herë ka element që ndikojnë. Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit të saj, ky është cenim i pavarësisë.

Këto dy vitet e fundit e kam ndjerë rëndë këtë gjë, por s’dua të hyjë në detaje. Për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj, por s’dua të zgjatem”, tha Sejko./ Balkanweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion