‘Asnjë fjalë për ekonominë’, Shehi kritikon Ramën: Kujton se shqiptarët kanë luajtur mendsh

Politikë

‘Asnjë fjalë për ekonominë’, Shehi kritikon

Politikani Dashamir Shehi komentoi sot deklaratat e bëra të premten nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar.

Duke folur në një studio televizive, Shehi u shpreh me nota kritike, se Rama nuk tha asnjë fjalë për situatën ekonomike të vendit dhe për hallet e qytetarëve.

Po ashtu, Shehi rihapi çështjen e financimit prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të reperit amerikan Kanye West, para që sipas tij, mund të kishin shkuar për teatrot e qyteteve dhe kulturën shqiptare.

“Dëgjuat ju që tha ndonjë fjalë për ekonominë? Në kuptimin që çfarë halli kanë sot qytetarët. Nuk po them unë se duhet të jesh ndonjë profesor i madh për këtë punë. Nuk shikoj ndonjë sektor që shkëlqen, përveç ndërtimit.

Pjesa tjetër është tabula rasa. Industri nuk ka, bujqësia e gjërat e tjera janë po në atë nivel. Nuk po ndërtohen ura e autostrada, por hotele për turizmin. Ato 4.2 milionë lekë t’ia kishte dhënë teatrove të rretheve që po shuhen, skulptorëve për të vënë nja dy momunemte. Këta kujtojnë se shqiptarët kanë luajtur mendsh”,-tha Shehi.

ME TE LEXUARAT