‘Nuk ia ka idenë çka asht besa’, Koçeku ironizon Ramën: “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…

Politikë

‘Nuk ia ka idenë çka asht besa’, Koçeku ironizon

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi u bëri thirrje shqiptarëve t’i japin “besën”.

Në reagimin e saj, Koçeku shprehet se besa është një koncept i shenjtë dhe i lidhur ngushtë me traditën, tokën dhe vendlindjen, duke theksuar se nuk mund të përdoret si slogan politik.

“Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çka asht besa. Së pari, besa asht nji kontratë e pashkrueme mes njerëzish dhe, si e tillë, asht thellësisht natyrore,” shkruan ajo.

Koçeku thekson se të parët e kanë lidhur besën me tokën, malin, gurin dhe vendin ku jetonin, duke i konsideruar ato dëshmitarë të fjalës së dhënë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion