Si të mos qani kur qëroni qepë! Ja cila është mënyra më e mirë për t’i prerë sipas shkencëtarëve

Soft

Si të mos qani kur qëroni qepë! Ja cila është

Prerja e qepëve me një ritëm më të ngadaltë dhe me thika më të mprehta mund të zvogëlojë acarimin e syve, sipas gjetjeve të një studimi të ri nga fizikantët.

Një përvojë e njohur dhe e dhimbshme për kuzhinierët amatorë, të qarit gjatë prerjes së qepëve është rezultat i një reaksioni kimik në sy, raporton Independent .

Bëhet fjalë për një përbërës të lëngshëm, të paqëndrueshëm që gjendet në qepë “ko-propanethial-S-oksid”, i cili kur lirohet në ajër shkakton lotë.

Studimi i ri, i botuar në revistën PNAS , shqyrtoi faktorët që ndikojnë në vëllimin e lëngut të lëshuar në ajër gjatë prerjes së një qepe.

Thikë e mprehtë, ritëm i ngadaltë

Rezultatet treguan se çlirimi i lëngut varet drejtpërdrejt nga mprehtësia e thikës dhe shpejtësia e prerjes. Sa më e mprehtë të jetë thika dhe sa më e ngadaltë lëvizja, aq më pak lëng u çlirua nga qepa.

“Mbajini thikat e mprehta dhe pritini butësisht për të zvogëluar çlirimin e lëndës që shkakton lot në sy”, rekomandojnë autorët e studimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion