Reagon kancelari Merz pas sulmit në Berlin: “Një akt i shëmtuar, sulm ndaj shoqërisë sonë”

Bota

Reagon kancelari Merz pas sulmit në Berlin: “Një akt i

Një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur gjatë Marshimit të Krenarisë në Berlin, në një incident që ka tronditur Gjermaninë. Ngjarja ndodhi gjatë tubimit ku qindra mijëra persona ishin mbledhur për të përcjellë mesazhe tolerance, barazie dhe respekti.

Sipas autoriteteve, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar. Rrethanat e sulmit dhe motivet e tij janë ende nën hetim, ndërsa forcat e sigurisë kanë shtuar masat në zonë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz dënoi ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si “një akt të shëmtuar” dhe “një sulm ndaj shoqërisë sonë”. Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Merz tha se pjesëmarrësit ishin mbledhur në mënyrë paqësore për të promovuar mirëkuptimin dhe tolerancën.

“Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë”, deklaroi kancelari, duke theksuar se Gjermania do të vazhdojë të mbetet një vend i hapur dhe liridashës dhe se këto vlera do të mbrohen.

Merz shprehu solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa premtoi se autoritetet do ta hetojnë ngjarjen me seriozitet maksimal dhe përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

ME TE LEXUARAT