Nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Vjosa Osmani

Kosovë&Rajon

Nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është vlerësuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

Ky është një çmim prestigjioz që nderon lidershipin dhe rolin e grave që kanë kontribuar në forcimin e paqes, demokracisë dhe sigurisë në vendet e tyre dhe në arenën ndërkombëtare.

Gjatë ceremonisë së pranimit, Osmani e cilësoi këtë vlerësim si një nder të madh, duke theksuar se çmimi i dedikohet popullit të Kosovës, e veçanërisht grave që me guxim dhe sakrificë kanë qenë shtylla e lirisë dhe demokracisë së vendit.

“Ky është një çmim për të gjitha gratë e Kosovës, për ato që me dinjitet e dashuri ndërtuan paqen dhe besuan në lirinë tonë.

Demokracia jonë është forcuar falë përkushtimit të tyre të palëkundur”, deklaroi presidentja Osmani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion