EMRI/ E rëndë në Pogradec, elektricisti humb jetën në krye të detyrës! Po rregullonte një defekt, dyshimet e para

Aktualitet

EMRI/ E rëndë në Pogradec, elektricisti humb jetën në

E rëndë në Pogradec, humb jetën elektriçisti gjatë ushtrimit të detyrës.

Viktima është identifikuar si Agim Beqiri, 60 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrës. Goditja ka qenë fatale dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, nuk ka qenë e mundur shpëtimi i 60-vjeçarit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ky dyshohet se 60 vjeçari po rregullonte një linjë elektrike ku ka pasur defekt, dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT