Duhet të bëni kujdes nga këto shenja, të lëndojnë dhe nuk e kthejnë më kokën pas

Një grup prej 5 shenjash, nga 12 prej tyre, janë cilësuar si shenjat më të pashpirta, që sipas zodiakut, të lëndojnë dhe nuk u intereson aspak. Lista niset me shenjën e Akrepit, që njihet për karakterin e keq dhe mizor. Sipas karakteristikave, Akrepi ka për qëllim të arrijë qëllimin e tij dhe nuk mendon veprimet që bën, gjatë rrugës së përpjekjes për të marrë atë që do. Gjithashtu, kjo shenjë nuk e merr fajin, as nuk e fajëson veten, gjithmonë e drejton gishtin diku tjetër.
E çuditshme por e vërtetë, në listë është edha Gaforrja, ajo shenja emotive dhe e ndjeshme e horoskopit. Kjo shenjë nëse ndihet e kërcënuar, i errësohen sytë dhe tregon një anë që nuk e kishit parë asnjëherë. Godet aty ku nuk e pret, nëse e lëndon.
Në listë është edhe Bricjapi, shenja me zemrën e ftohtë si guri. Fatkeqësisht, kjo shenjë ka një anë të karakterit, që sa herë ndihet inferior, të sulet në mënyrën më të keqe. Më mirë mos e prekni, që të mos e njihni këtë anë.
Dashi, shenja impulsive e horoskopit nuk mund të mungonte në këtë grup. Fjalët e tij janë shumë të mprehta dhe nëse lëndohet ai do të bëjë gjithçka, ose më mirë do të thotë gjithçka, për t'ju lënduar
As shenja që gëzon vetëbesimin më të madh, Luani, nuk mungon. Pavarësisht energjisë dhe pozitivitetit, kjo shenjë që mund të sjellë në pah një pjesë të personalitetit, vërtetë të errët. Kjo do të ndodhë vetëm nëse ju, e cënoni atë.


