Ekzekutoi Armando Beqirin në derë të shtëpisë, zbardhet dëshmia e autorit

Aktualitet

Ekzekutoi Armando Beqirin në derë të shtëpisë, zbardhet

Angjelin Stërkaj autori i vrasjes së Armando Beqirit në 13 shkurt të këtij viti në Islandë, ka treguar se vrasja ka ndodhur për arsye personale mes tij dhe të ndjerit.

Rrjedha e ngjarjeve thotë Sterkaj ka ndodhur pas disa kërcënimeve serioze, të cilat tha se nuk i shpjegon dot për momentin.

“Më vjen shumë keq që një numër i madh njerëzish, të cilët nuk kanë marrë pjesë në atë që bëra unë, ishin të përfshirë në këtë çështje dhe madje u desh të vendoseshin në paraburgim. Gjithçka ka ndodhur për arsye personale, të cilat kishin të bënin personalisht me mua dhe të ndjerin. U bënë kërcënime serioze dhe filloi rrjedha e ngjarjeve, të cilat nuk i shpjego dot për momentin", ka thënë ai.

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion