Atletet e famshme të Kanye West shiten për çmimin marramendës

Soft

Atletet e famshme të Kanye West shiten për çmimin
Atletet e reperit Kanye West janë shitur në ankand për një shifër rekord prej 1,8 milionë dollarësh, duke u bërë kështu atletet më të shtrenjta në botë. West i ka veshur atletet Nike Air Yeezy në vitin 2008, në edicionin e 50 të “Grammy Awards”.

Ndërkohë, këpucët tregojnë qartë se sa fitimprurëse ka qenë marka “Yeezy” për West, me shitjet që u rritën nga 1.3 miliardë dollarë në vitin 2019 në 1.7 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas ‘Forbes’.

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s ka njoftuar se këto janë atletet e para që e kalojnë shifrën e 1 milion dollarëve. Deri më sot, rekordi për atletet më të shtrenjta në botë mbahej nga atletet Air Jordan 1, të vitit 1985, që u shitën për 600 000 euro.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion