55-vjeçari australian pretendon se është djali sekret i Princ Charles

Bota

55-vjeçari australian pretendon se është djali sekret i Princ

Një burrë australian i është drejtuar gjykatës me pretendimin se ai është djali sekret i Princit Charles dhe Camilla-s. Simon Dorante-Day ka lindur në Britani në Prill të vitit 1966 përpara se të adoptohej nga një familje në Portsmouth, që ka lidhje me Mbretëreshën. 55-vjeçari pretendon se është sjellë në jetë kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18 vjeç. Ai ka kaluar dekada në përpjekje për të provuar prejardhjen e tij dhe ka krahasuar djalin e tij, Liam me një foto të Mbretëreshës kur ishte në të njëzetat.

Duke folur për “Sunrise”, Dorante-Day u shpreh se “provat flasin vetë” dhe se ai sheh çdo ditë ngjashmëri të fëmijëve të tij me familjen mbretërore.  55-vjeçari shprehet se gjyshja e tij, e cila ka punuar për Mbretëreshën, i ka treguar se ai ëshë djali i Charles dhe Camilla-s. Ai tregon se ka zbuluar që përpara lindjes së tij, Camilla u zhduk nga Mbretëria e Bashkuar për 9 muaj dhe shkoi në Australi.

Familja mbretërore nuk ka reaguar ende për deklaratat e 55-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion