24-vjeçari mbyt të dashurën gjatë marrëdhënies intime, më pas përshëndet nga kamera dhe del nga shtëpia e saj

Bota

24-vjeçari mbyt të dashurën gjatë marrëdhënies

Një burrë në Turqi akuzohet se ka mbytur të dashurën e tij gjatë seksit, para se me qetesi të ushqente macen e saj dhe të dilte nga apartamenti duke përshëndetur me dorë nga kamera.

24 vjeçari Eray Hakver, ishte takuar me të dashurën e tij Cennet Tuba Tokbas, 22 vjeçe, në apartamentin e saj në provincën turke Denizli më 10 nëntor vitin e shkuar.

Çifti që shoqëroheshin prej dy muajsh, ishin duke kryer marrëdhënie seksuale kur Hakver akuzohet se e ka mbytur vajzën për vdekje. Më pas vrasësi kishte ushqyer macen e shtëpisë para se të largohej nga apartamenti, duke ia bërë me dorë nga kamerat e sigurisë, shkruajnë mediat lokale.

Më vonë ai kishte marrë në telefon nënën e tij, për t’i thënë se vajza “mund të ketë vdekur” pasi e kishte lënë trupin e saj të palëvizur përtokë. Por nëna e djalit kishte telefonuar menjëherë policinë për të raportuar atë që kishte bërë i biri.

Cennet ishte në vitin e fundit të fakultetit të artit në Universitetin e Pamukkale. Ai tha më vonë se e kishte mbytur të dashurën gjatë seksit dhe se ajo nuk kishte bërë rezistencë.

Por gjatë hetimeve, ADN-ja e Havker u gjet nën thonjtë e Cennet, që do të thotë se ajo kishte luftuar teksa ai e mbyste për vdekje, raportojnë mediat lokale.

Gjithashtu largimi i tij i qetë nga skena e krimit pa njoftuar shërbimet e emergjencës, bënë prokurorët të akuzojnë se ishte një sulm i menduar mirë, dhe jo një lojë seksi që shkoi keq. Gjyqi vazhdon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion