Aknet në fytyrë dhe në trup ju tregojnë se çfarë problem keni

Soft

Aknet në fytyrë dhe në trup ju tregojnë se çfarë

Të gjithë kemi akne, por jo të gjithë tregojnë kujdes maksimal për ta kuruar këtë problem. Të gjithë pyesin pse vazhdimisht kemi këtë problem? Studimet tregojnë se aknet “intelegjente” të tregojnë pse janë shfaqur, nga vendi ku janë shfaqur. Si ta kuptoni këtë?

Atëherë, nëse ju keni anke në mjekër, në nofull dhe në qafë, kjo tregon se cikli menstrual është shumë pranë. Sipas mjekëve, hormone i testosteronit pëson shumë luhatje gjatë kësaj periudhe dhe bën që gjëndrrat të mbiprodhojnë vaj. Për rrjedhojë poret e fytyrës mbyllen dhe shfaqen aknet.

Aknet e shfaqura në hapësira mes hundës dhe ballit formon edhe zonën T të fytyrës, krijohen si pasojë e stresit të akumuluar gjatë ditës.

Aknet në zonën anësore të fytyrës rrëzë flokëve, njohur ndryshe si tëmthat e fytyrës, ndodh nga veprimi i produkteve larës të flokëve. Kur të lani fytyrën, masazhojeni butësisht dhe bëni skrub të vazhdueshëm gjer në rrënjë. Nëse aknet bëhen problem, përdorni një tonik ditor për flokët.

Aknet në faqe: Duart e pisëta apo mbështejtja e vazhdueshme e smartphone-it tuaj në faqe është arsyeja kryesore që çon në shfqjen e akneve në këtë zonë. Bakteret mbyllin poret dhe bllokojnë ajrosjen e fytyrës.

Edhe në zonën përreth gojës shfaqen akne. Ushqimet me përmbajtje acide si limoni apo uthulla mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë inflamacion. Kurse ushqimet yndyrore si patatet e skuqura bllokojnë poret e lëkurës.

Aknet në gjoks dhe në shpinë. Reçipetat e gabuara apo materiali i papërshtatshëm i veshjeve
çojnë në shfaqjen e akneve.

ME TE LEXUARAT