Shkaktare për procesin e ngadaltë të vaksinimit në BE, nuk kanë të sosur problemet për AstraZeneca

Procesi i vaksinimit në BE nuk po ecën në hapat që u premtua në fillim dhe shkka për këtë është bërë AstraZeneca, pasi nuk e ka përmbushur kontratën e saj me BE-në. Kështu tha kreu i Task-Forcës të vaksinave për BE-në. Këto komente priten që të rrisin tensionet në një mosmarrëveshje disa mujore midis bllokut dhe prodhuesit të vaksinave.
“Nëse do të kishim marrë 100% të vaksinave që AstraZeneca na premtoi, Bashkimi Europian do të ishte në të njëjtin nivel sot me Britaninë e Madhe për sa i përket fushatës së vaksinimit.Kështu që mund të them se me bindje se turbulenca që kemi përjetuar është vetëm për shkak të dështimit të AstraZeneca për të ofruar atë që premtoi”, tha ai.
Ndërsa kujtojmë se OBSH Bashkimi Europian ka vaksinuar vetëm 10% të popullsisë së saj me një dozë, nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar ka administruar rreth 54 doza për 100 persona .
“Në tremujorin e parë, (AstraZeneca) dha vetëm një të katërtën e dozave që ne porositëm, ndërsa Britanikët i morën të gjitha, edhe pse kontrata jonë u nënshkrua para tyre, në gusht 2020,” tha Breton.


