4.6 mld euro jashtë bankave, 13% më shumë se viti i kaluar! Qeveria: Brenda 2028 bllokojmë pagesat në dorë

Soft

4.6 mld euro  jashtë bankave, 13% më shumë se viti i kaluar!

Referuar statistikave të bankës, brenda një dekade qarkullimi i parasë cash është dyfishuar, ndërsa në krahasim me vitin 2002 kur është raportimi i parë i bankës për këtë fenomen, është 3-fish më shumë.

Gati 4.6 miliardë euro po qarkullojnë jashtë sistemit bankar, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani e përdorimit të cash në ekonomi. Për të kufizuar këtë fenomen që hap shumë shtigje për evazion fiskal, qeveria parashikon që brenda 2028-ës çdo transaksion të jetë elektronik.

Lufta me paranë ‘cash’ është humbur, teksa ‘disfata’ e institucioneve regjistroi një rekord të ri në muajin gusht.

Raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se jashtë bankave në kulmin e sezonit veror qarkulluan më shumë se 4.6 miliardë euro, afro 598 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Kjo rritje e fortë në gusht, është stimuluar edhe nga shpenzimet e shtuara për pushime, pasi është muaj kur arrin ‘pikun’ edhe turizmi.

4.6 mld euro  jashtë bankave, 13% më shumë se viti i kaluar!

Referuar statistikave të bankës, brenda një dekade qarkullimi i parasë cash është dyfishuar, ndërsa në krahasim me vitin 2002 kur është raportimi i parë i bankës për këtë fenomen, është 3-fish më shumë.

4.6 mld euro  jashtë bankave, 13% më shumë se viti i kaluar!

Por cilat janë pasojat negative të këtij fenomeni?

Lëvizja e lartë e parave në dorë, ku me cash mund të blesh nga marketet e lagjeve deri tek mallrat e luksit, ka kosto të shumta për ekonominë pasi rrit hapësirat për informalitet, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave, e nga ana tjetër dëmton pasi vijon të jenë prezente bilancet e dyta të bizneseve që operojnë kryesisht me ‘lekë në dorë’.

4.6 mld euro  jashtë bankave, 13% më shumë se viti i kaluar!

“Zbatojmë Programin Kombëtar “Cashless Albania 2028”, për ta shndërruar vendin në një ekonomi plotësisht digjitale, ku çdo transaksion është pa cash, më i shpejtë dhe më transparent”, thuhet në programin qeverisës në këtë mandat të katërt të socialistëve.

 

 

ME TE LEXUARAT