Situata politike në vend, Shehi: Nëse vazhdon ky sistem dhe kjo mënyrë qeverisjeje, do të kalcifikohet e keqja!

Politikë

-320-202-dash-shehi-1.jpg

Politikani Dashamir Shehi komentoi sot situatën aktuale politike në vend.

I ftuar në një studio televizive Shehi tha se nëse Shqipëria vazhdon më të njëjtin sistem politik dhe zgjedhor, e keqja politike do të kalcifikohet.

Sipas tij, nuk ka vend për dekurajim, pasi brezi i ri i shqiptarëve mund të ndryshojë sistemin, por siç theksoi, një rindërtim i shtetit do të ishte një hap tejet i vështirë.

“Brezi i ri i Shqipërisë e ka një shans për ta ndryshuar këtë sistem. Unë kam 10 vite që e them. Nëse vazhdon ky sistem, kjo mënyrë qeverisjeje dhe ky sistem elektoral, do të kalcifikohet e keqja. Do përfundojmë me –stan. Kazakistan, Uzbekistan.

Nuk ndryshon gjë atje, po i ati dhe i biri janë.

Ne vijmë nga mentalitet lindor. Por nuk duhet të dekurajohemi. E shoh të zorshme të rindërtohet shteti shqiptar. Nëse shteti dënon një pjesë të kriminelëve, mund të qetësohe situata, Por nuk bëhet me këtë formë politike”,-tha Shehi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion