Shtyhet për nesër seanca për Vlora Hysenin, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Shtyhet për nesër seanca për Vlora Hysenin, zbulohet arsyeja
Është shtyrë për nesër në orën 13:00 seanca për ish-drejtoreshën e Shish Vlora Hyseni në Apelin e Posaçëm ku ka ankimuar masën e sigurisë arrest në shtëpi. Shkak u bë mungesa e prokorëve të çështjes pasi bashkë me kolegë nga SPAK e GJKKO ndodhen në një fatkeqësi familjare të prokororit Sotir Kllapi të cilit i ka ndërruar jetë e ëma. 

Masën e kanë ankimuar edhe Embro Sulejmani, menaxher i agroturizmit “Kodra e Kuajve“, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe Fatjon Kalluçi, Përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore nën hetim për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ ankimoi masën pa mbushur ende një javë nga ndalimi i saj për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion