Policia italiane me "dorë të hekurt" 644 të rinj në pranga në dy javë

Bota

Policia italiane me "dorë të hekurt" 644 të rinj
Policia italiane ka arrestuar 644 të rinj, mes tyre 69 të mitur, gjatë një operacioni masiv kundër kriminalitetit, të zhvilluar në dy javët e fundit në të gjithë vendin.

Operacioni, i koordinuar nga strukturat policore në 106 njësi hetimore, u përqendrua kryesisht në zonat e njohura për shpërndarjen e drogës dhe jetën e natës.

Në total, policia kontrolloi mbi 236 mijë të rinj, mes të cilëve më shumë se 23 mijë të mitur. 

Përveç të arrestuarve, 1695 persona të tjerë, përfshirë 373 të mitur, u proceduan penalisht në gjendje të lirë.Veprat penale për të cilat dyshohen përfshijnë tentativën e vrasjes, plagosjen, përleshjet fizike, grabitjen, zhvatjen, vjedhjen, trafikimin e drogës dhe armëmbajtjen pa leje.

Sipas policisë italiane, disa prej të dyshuarve i publikonin edhe në rrjetet sociale veprimet e tyre të dhunshme. Gjatë kontrolleve u sekuestruan mbi 244 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë 69.4 kilogramë kokainë, rreth 175 kilogramë kanabis dhe sasi heroine e drogash sintetike.

Policia gjeti gjithashtu 28 armë zjarri, 210 armë të ftohta, mjete shpërthyese dhe sende të tjera të përdorura për dhunë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe rreth 270 mijë euro para të gatshme, bizhuteri ari, telefona celularë, pajisje elektronike dhe sende të dyshuara si të vjedhura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion