Grabitja në bankën tek Komuna e Parisit, reagon Raiffeisen Bank

Aktualitet

Grabitja në bankën tek Komuna e Parisit, reagon Raiffeisen Bank
Raiffeisen Bank Shqipëri ka reaguar pas grabitjes së ndodhur në një nga degët e saj, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në reagim, banka bën të ditur se autoritetet kompetente janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa thekson se nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve.

“Për grabitjen janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente. Theksojme qe nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve tanë.

Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor. Banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Duke qenë se procesi hetimor është në vijim, në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacion të mëtejshëm, në respekt të punës së autoriteteve kompetente.”, thuhet në reagimin e bankës.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion