Shqiptari vodhi kasafortën 400 kg në Belgjikë, bën deklaratën: Nuk isha vetvetja

Bota

Shqiptari vodhi kasafortën 400 kg në Belgjikë, bën
Një 24-vjeçar shqiptar, i identifikuar me inicialet A.N., ka kërkuar një dënim më të butë në Gjykatën e Apelit në Gent të Belgjikës, pasi në shkallën e parë u dënua me 30 muaj burg për vjedhjen e një kasaforte që përmbante sende me vlerë të madhe.

Ngjarja ndodhi në banesën e një gruaje që ndodhej me pushime. Kur vëllai i saj shkoi për të ujitur lulet, zbuloi se shtëpia ishte bërë rrëmujë dhe kasaforta, e cila peshonte plot 400 kilogramë, ishte zhdukur.

Në kasafortë ruheshin medalje të vjetra ushtarake, unaza fejese, bizhuteri me vlerë deri në 50 mijë euro, si dhe albume fotografike.

I dyshuari u identifikua dhe u arrestua pas analizave të ADN-së. Gjatë hetimeve, ai deklaroi se në momentin e vjedhjes kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Në seancën e zhvilluar të martën, avokatja e tij, Pauline Collin, theksoi se klienti nuk i kundërshton faktet, duke kërkuar që gjykata të marrë parasysh rrethanat personale të tij.

Sipas mbrojtjes, 24-vjeçari kishte ardhur në Belgjikë për të punuar dhe kishte qenë i punësuar në një kafene dhe në sektorin e ndërtimit. Avokatja argumentoi se përdorimi i drogës dhe alkoolit, si dhe shoqëria e keqe, kishin ndikuar në sjelljen e tij. Megjithatë, shqiptari rezulton të jetë dënuar edhe më parë disa herë për vjedhje me thyerje.

Para gjykatës, 24-vjeçari shprehu pendesë për veprimet e tij.

“Më vjen jashtëzakonisht keq. Kam bërë gabime të rënda. Nuk isha vetvetja”, deklaroi ai, duke shtuar se pas lirimit nga burgu dëshiron të kthehet në Shqipëri.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Gent pritet të shpallë vendimin më 24 nëntor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion